Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jahjaga renditet në mesin e njerëzve që ndryshuan botën, krahas saj edhe Elanor Roosevelt

nga Revista Kosovarja

Ambasada Amerikane në Kosovë e renditë ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën në mesin e atyre që ndryshuan botën për të mirë, duke e bërë bashkë në listë edhe me drejtuese tjera shtetërore si Elanor Roosevelt.

Mbi artikull

Jahjaga e ka konsideruar nder dhe privilegj renditjen që i është bërë nga Ambasada Amerikane e Kosovës. Ajo është shprehur se është privilegj të renditesh në mesin e atyre që ndryshuan botën për të mirë dhe hapën rrugën që njerëzit të gëzojnë të drejta të barabarta.

“Çfarë nderi dhe privilegji që të renditesh në mesin e drejtuesve të tjerë si Eleanor Roosevlet nga #USEmbassyPristina si një nga ato që e ndryshuan botën për më mirë dhe hapën rrugën që njerëzit të gëzojnë të drejta të barabarta. #RightstoFreedom #USëithKosovo”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Ndërkaq nga Ambasada Amerikane në Kosovë u tha se Jahjaga është gruaja e parë Presidente e Kosovës e cila foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe sfidoi mentalitetin patriarkal në politikë si dhe ndjeki kauzën e saj për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Moneytizer Paragrafi 4

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4836852086340908

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]