fbpx

‘Jam e ngarkuar psikologjikisht’, Laureta shpërthen në lot: Arjani më preku aty ku më dhemb

nga Revista Kosovarja

Të shtunën në “Përputhen Prime” Laureta u përplas me Arjan Konomin. Opinionisti i permendi “eksperiencën” e saj me gjykatat, duke bërë që konkurrentja të largohej nga studioja. Pas saj shkoi dhe Rrushja.

Në puntatën e sotme, Laureta sqaroi arsyen e largimit të saj, duke thënë se Arjani e kishte prekur në pikën e dobët.

“Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, tha ajo.

Pas këtyre fjalëve, konkurrentja shpërtheu në lot.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]