fbpx

“Jam gjithë kjo femër”/ Mikela rrotullohet para Brunos: Më shih…

nga Revista Kosovarja

Tensionet mes Mikelës dhe Brunos kanë qenë prezentë në këtë puntatë të “Për’puthen”. Takimi i ëmbël mes Mikelës dhe Erjonit nxiti reagimin e konkurrentit, i cili ka qenë një ndër djemtë që ka bërë takime me Mikelën.

Ai tha se ajo që po bën Mikela është e turpshme, sepse edhe për Markon kishte deklaruar se po të dilte me të nga emisioni do ishte e lumtur.

Sipas Brunos, Mikela kishte thënë se donte të kishte edhe një familje me Markon, ndërsa kjo deklaratë e tij nxiti reagimin e konkurrentes.

Bruno: Përveç dëshirës për të njohur vajza, kam respekt edhe për djemtë. Kjo të njëjtën gjë që do bënte me Markon. Tha që do ishte më e lumtura po të dilte nga këtu me atë, të krijonte familje.

Mikela: E ke zakon ti marrësh llafet dhe ti bësh strumbullar. Mos i ço fjalët kot po hiqe atë mikrofon. Si kam thënë askujt këtu që dua të kem familje me ty.

Bruno: Ule zërin dhe fol si femër. Ki pak feminimitet.

Mikela: Ja më shih jam gjithë kjo femër.

Bruno: Ka ikur nga mendorja. Le nam.

Mikela: Bruno nuk ka pëlqim, po ka tendencën që të hedhë fjalë kot që të më prekin

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]