fbpx

“Jam i dashuruar me ty”, Dijonisi bën deklaratën e fortë për Ditean

nga Revista Kosovarja

Dijonisi pas rihyrjes duket se ka trazuar “ujrat” në “Ferma VIP”. Pas flirteve të shpeshta me Baby G, ai ka bërë një deklaratë të papritur, i ka shprehur ndenjat Diteas.

Teksa fillimisht mes dyshes pati një sërë batutash, ku Dijonisi i tha Diteas se do i gjente një burrë, më pas ai i ka shprehur ndjenjat.

 

Dijonisi i tha se ka rënë në dashuri me blogeren që prej fillimit, e ndërsa Ditea e mori këtë deklaratë me të qeshura dhe e quajti këtë një shaka.

Pjesë nga biseda:

Dijonis: Kam që ditën e parë që kam krijuar një farë pëlqimi për ty. Që në momentin që të kam parë ty, jeta ime ka ndryshuar komplet.

Ditea: Si ka mundësi, si ndryshoi kështu?

Dijonisi: Jam i dashuruar me ty.

Ditea: Si e kuptove këtë?

Dijonisi: Energjia jote më bën të ndihem mirë, sa herë të shoh emocionohem.

Ditea: Prandaj u ktheve ti?

Dijonisi: Ma bëj hallall që nuk ta kam thënë më parë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]