fbpx

Janë 4 kategori njerëzish të cilët pickohen më shpesh nga mushkonjat

nga Revista Kosovarja

Shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz u duken ‘më të shijshëm’ mushkonjave dhe janë disa kategori në fakt. 4 faktorët që i bëjnë njerëzit më të prirur ndja pickimit të mushkonjave…

Shtatzënia – Gratë shtatzëna emetojnë më shumë dioksid karboni i cili i tërheq mushkonjat

Ushtrimet fizike – Pas një vrapi ose një ore aerobie, jeni më të pirur të pickoheni nga mushkonjat pasi ato tërhiqen nga acidi laktik, i cili prodhohet gjatë ushtrimeve dhe madje emetohet edhe pas dushit.

Të pirit alkool – Kush pi alkool bëhet më atraktiv ndaj syve të mushkonjave sepse alkooli ngre temperaturën e trupit dhe ato preferojnë trupa të ngrohtë.

Kush ka grupin 0 të gjakut – Sipas një studimi, personat me grupin 0 të gjakut pickohen 83% më shumë se të tjerët. Më pak të preferuarit janë ata që kanë grupin A.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]