fbpx

Jasharaj: Qeverisë i konvenojnë që në media dalin disa njerëz që lidhen me “regjimin e vjetër”

nga Revista Kosovarja

Durim Jasharaj, opinionist, ka thënë në “Pressing” të T7 se Qeverisë i konvenojnë që në media dalin disa njerëz që lidhen me “regjimin e vjetër”.

Ai ka thënë se këta njerëz pa vetëdije i “shërbejnë pushtetit”, pasi VV-ja e ka arritur që në perceptimin e njerëzve t’i lidh këta me “regjimin e vjetër”.

“Këta njerëz kur dalin e flasin kundër Qeverisë, në një far kuptimi këta janë ushtrim i pushtetit të Vetëvendosjes. Jo pse duan ta bëjnë këtë, por Qeverisë i konvenojnë profile të caktuara VV-ja ka arrit në percepsionin e njerëzve me u pa si lidhja e njerëzve”, ka thënë Jasharaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]