fbpx

Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja

nga Revista Kosovarja

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit myslimanë.

Ai përcolli urimet më të përzemërta, duke shtuar se Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe falënderimi, një kohë për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe për të thelluar ndjenjën e bashkësisë e respektit mes njerëzve, transmeton Klankosova.tv.

“Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, më lejoni që t`ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë, që simbolizon përkushtimin shpirtëror, sakrificën, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta njerëzore”.

“Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe falënderimi, një kohë për të forcuar lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe për të thelluar ndjenjën e bashkësisë e respektit mes nesh. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja”, është shprehur Jashari.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]