fbpx

“Java e Kuzhinës Italiane” sjell në Kosovë gjallërinë, qëndrueshmërinë dhe përbërësit për shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e Planetit

nga Revista Kosovarja

Nga 14 nëntori në vendin tonë ka zbarkuar shija e pakrahasueshme e kuzhinës italiane, përmes “Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë”.

Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me “Italian Trade Agency” (ITA) dhe “Institutin Italian të Kulturës”, nga data 14 nëntor kanë lansuar “Javën e Kuzhinës Italiane në Kosovë”.

Fushata vjetore ka për qëllim promovimin e traditave kulinare italiane në botë. Sektori agroushqimor, i cili ka qenë gjithmonë një nga pikat e forta të Italisë, është padyshim një nga sektorët nga ku mund të rifillohet pas pandemisë, duke promovuar përsosmëritë e vendit, duke vlerësuar produktet “Made in Italy”si sinonim i cilësisë e sigurisë.

Tema e “Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë” për këtë vit është “Gjallëri, qëndrueshmëri dhe risi: përbërësit e kuzhinës italiane për shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e Planetit”, ndërkohë vendi ynë po mërrë pjesë në “Javën e Kuzhinës Italiane” me nisma kushtuar thellimit të koncepteve të qëndrueshmërisë, cilësisë, teknologjive dhe inovacionit, gjithmonë duke respektuar traditën dhe identitetin e territorit.

Në kuadër të këtij projekti, “ITA” (Italian Trade Agency), sot organizon një Masterclass dhe Shoë-cooking në Prishtinë, dedikuar qëndrueshmërisë në gatimet dhe verërat italiane, drejtuar kryesisht importuesve dhe operatorëve të sektorit ho.re.ca, me qëllim thellimin e njohurive mbi prodhimet ushqimore italiane.

Më konkretisht bëhet fjalë për një vitrinë të jashtëzakonshme për promovimin e stilit të jetesës, kulturës dhe ekselencës italiane.

“Javës së Kuzhinës Italiane në Kosovë” vazhdon deri me datë 20 nëntor dhe pritet të prezantojë gjallërinë, qëndrueshmërinë dhe risitë e mrekullueshme të kuzhinës italiane, të njohur ndërkombtarisjt për shijen dhe cilësinë unike.

Për më shumë informacione mund të vizitoni rrjetet sociale:

Facebook:

https://www.facebook.com/iceagenziaalbania

Twitter:

https://twitter.com/itatirana?fbclid=IwAR1esu0pvn1dAaOENvLI0GAjASrxQ08rEdPN0CuzyikLwXqiXnJYv7D1q7c

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]