Adelina Tahiri prej vitesh ka një marrëdhënie të konsoliduar me Serjozha Markov, me të cilin ma edhe një djalë, Jonin.
Së fundmi, këngëtarja ka treguar detaje të reja nga jeta e saj private, në një ‘mini-intervistë’ virtuale me ndjekësit.
Mirëpo, krahas kurioziteteve, nuk kanë munguar as komentet negative, e pyetje që e kalojnë masën.
“A nuk të duket që je shumë materialiste dhe ekspozohesh shumë??”, e ka pyetur një ndjekës këngëtaren, mirëpo ajo nuk ia ka kursyer një përgjigje.
“Aspak, Nuk ekspozoj as 1% e asaj që e posedoj realisht! Po edhe sikur ta bëj është e drejta ime dhe Instagrami im”, shkruan ajo, me pak ironi e humor.
E pastaj, sa i përket mterializmit, shkruan “Ke të drejtë 100%”.
Mesa duket, ajo e ka vendosur të mos i marrë seriozisht këto komente, duke iu përgjigjur me humor!