Hajrullah Halili ishte detyruar të lë vendlindjen e tij Kosovën në vitet e 70-ta për të nisur një jetë të re përtej Oqeanit, në Amerikë. 50 vite më pas, ai dhe familja e tij janë shëndrruar në storje suksesi të shqiptarëve në Amerikë.
Emri i Hajrullahut dhe djalit të tij, Ruzhdiut është i njohur kudo në Houston të SHBA-ve. Babë e bir janë bërë përfaqësuesit më të mëdhenj të ushqimeve të rralla të detit të njohura si “Oysters”.
Raz Halili, djali i Hajrullahit u rrit duke punuar në një anije peshkimi, për të krijuar më pas një rrjet të fuqishëm biznesi me “Oysters”.
Familja Hajrullahu me prejardhje nga Drenica tani janë shëndrruar në distributorët më të fuqishëm të ushqimit të rrallë të detit në Texas.
Familja Hajrullahu ka edhe dy biznese të fuqishme në SHBA, dy restorantet e njohura të ushqimeve me “Oyster”, “Pier 6 Seafood & Oyster House” si dhe “Prestige Oyster Inc”, që të dyja në San Leon të Texasit.
Për pronarin e restoranteve, Raz Halili kishte shkruar edhe gjiganti mediatik “DailyMail”.
Raz Halili kishte ndihmuar banorët e Texasit me anijet dhe ski jet e tij duke rrezikuar jetën për të iu dalur në ndihmë të përmbyturve nga uragani.
Për gjestin që kishte bërë bujë kudo, Halili kishte thënë se kishte obligime ndaj Amerikës sepse ata i kishin dhënë lirinë atdheut të tij, Kosovës.