fbpx

“Je tërbuar fare, mjerë familja!” Çfarë ka bërë Jasmina e Përputhen që po e kritikojnë kaq shumë

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmin Kadriu ka qenë javët e fundit në qendër të vëmendjes, teksa vazhdon të nxisë polemika për lidhjen e saj.

Ajo ka publikuar së fundmi një video me bikini në TikTok ku kërcen me këngën e Ardianit. Ky i fundit e ka bërë duet këtë video dhe ka bërë reagimin e tij. Mirëpo, fansat duket se nuk kanë qenë dhe shumë të lumtur me veshjen e Jasminës dhe kanë shpërthyer në kritika.

Një koment ka marrë edhe vëmendjen e Jasminës. “Ahh ti moj je tërbuar të ka hipu vetja në qejf. Mjerë familja çfarë edukate të ka dhënë”- i shkruan dikush asaj, teksa Jasmina ia kthen:”

Çfarë edukate më ka dhënë, shko andej se latë nam. Nëse doni të shpërndani negativitet bëjeni me injorancën që keni pa përfshirë familjen në çdo gjë.”

Pas pjesëmarrjes në videoklipin e Ardian Bujupit, Jasmina është përfolur për një lidhje me të. Ndryshe nga artisti që i ka mohuar zërat duket se Jasmina ka dashur të jetë qendra e vëmendjes dhe ta përdorë këtë rikthim në media pas mbylljes së aventurës me Andi Artanin me të cilin doli çift nga emisioni i dashurisë.

E pyetur në intervista të ndryshme rreth kësaj teme ajo nuk ka dashur të pohojë ose mohojë duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]