fbpx

“Jemi 3 vëllezër, e kam ndjerë mungesën e një motre”, Korab Shaqiri flet si rrallëherë

nga Revista Kosovarja

Gjatë rrëfimit të tij në “ABC e Mëngjesit”, këngëtari i njohur, Korab Shaqiri ka folur edhe për jetën e tij familjare.

Ai ka zbuluar se në familje janë tre vellezër dhe gjithmonë e kanë ndjerë mungesën e një motre.

Korabi shpreson që një ditë, ndonjëri prej tyre të bekohet me një vajzë.

“Ne jemi tre vëllezër, unë jam i dyti. Normalisht që e kam ndjerë mungesën e një motre. Unë nuk e kam pasur fatin e mirë që ta kem një motër. Do të doja shumë që ta kemi një vajzë prej ndonjërit prej nesh në familje. Besoj që do të shtohet familja dhe do të kemi vajza, sepse është ajo pjesa kush ka vajza botën ka. Unë për vete kam dy djem, Alteo dhe Arb. Më i vogli është 7-muajsh”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]