Jennifer Aniston thuhet se ka dhënë një lajm të madh gjatë ribashkimit të “Friends” që u filmua javën e kaluar. Aktorja u takua me pesë yjet e serialit komedi në Los Angeles për të filmuar bashkimin e shumëpritur.
Dhe ndërsa ribashkimi në vetvete është një ngjarje e madhe që miliona fansa në të gjithë botën mezi e prisnin, thuhet se ka një arsye tjetër të madhe për ta ndjekur.
Burime për Closer kanë treguar se bashkimi emocionues bëri që Jennifer Aniston të ndante disa lajme bombë, ndërsa u tregoi kolegëve se planifikon të bëhet nënë së shpejti.
Aktorja, e cila është divorcuar dy herë, ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja meksikane, Casa Hogar Sion. Jennifer ka qenë një mbështetëse për një kohë të gjatë e jetimores dhe miqtë e saj tani thonë se procesi i birësimit do të finalizohet deri në qershor.
“Jen ndjeu se ribashkimi ishte koha e përkryer për të bërë njoftimin për birësimin e fëmijës. Ndërsa vajzat tashmë e dinin – pasi ato e takojnë njëra-tjetrën rregullisht – ajo mendoi se do të ishte e veçantë t’u tregonin djemve kur ishin të gjithë së bashku, pasi rrallë shihen për shkak të jetës së tyre të zënë dhe angazhimeve të punës,” tha një person i brendshëm për Closer.
“Duke kaluar shumë orë bashkë, ata jetuan çdo detaj të jetës së njëri-tjetrit dhe mbështetën njëri-tjetrin gjatë gjithë kohërave të tyre të vështira, përfshirë betejat e fertilitetit të Courteney-t dhe divorcin e dhimbshëm të Jen me Brad Pitt. Duke e ditur se sa e kanë dashur gjithmonë këtë për Jen, duke ditur historinë e saj, e bëri akoma më emocionues lajmin. Në këtë mënyrë ata mund të festojnë bashkë kapitullin e ri në jetën e saj”.
Lajmi për adoptimin e një fëmije nga Casa Hogar Sion, qarkulloi fillimisht në vitin 2011, para se Jennifer të martohej me burrin e dytë, Justin Theroux. Megjithatë, ajo i mohoi lajmet e tilla në të kaluarën.
Ndërsa tani thuhet se aktorja e ka filluar procesin e birësimit vitin e kaluar. Miqtë e Aniston janë shprehur se shoqja e saj më e mirë dhe ish-ylli i Friends, Courteney Cox, ka qenë përkrah saj gjatë gjithë kësaj kohe.