Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.
Lajmi u bë i ditur nga burime të afërta të çiftit të njohur, të cilët zbuluan se dyshja tashmë janë të martuar.
Aktorët janë martuar në fshehtësi totale duke mos bërë publike asnjë detaj rreth kësaj dasme të fshehtë. Vendi i dasmës thuhet se ishte hoteli Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Gjeorgji dhe ishin fqinjët e hotelit ata që raportuan ngjarjen. Hoteli që ata zgjodhën për ditën e tyre më të bukur ishte sigurisht një hotel luksoz me pamje të mrekullueshme.
Të ftuarit në dasmën e tyre akoma nuk janë bërë publike nga ata apo mediat por pritet që ndoshta ndonjë nga të ftuarit e famshëm të pranishëm në dasmën e tyre apo edhe vetë ata të mund të tregojnë foto nga dasma.