Këngëtarja dhe aktorja publikoi një pjesë të filmit Kiss of the Spider Woman dhe në disa skena ajo duket pothuajse e panjohshme.
Jennifer Lopez zëvendësoi pjesërisht flokët e saj kafe me bionde në film.
Kiss of the Spider Woman është një film amerikan muzikor-dramë i vitit 2025 i drejtuar nga Bill Condon.
Ai u shfaq premierë në Festivalin Sundance më 26 janar 2025, ku mori kryesisht vlerësime pozitive. Filmi arrin në kinema në tetor.
Aksioni zhvillohet në një burg argjentinas në vitet e tetëdhjeta gjatë diktaturës ushtarake, shkruan kp.
Luis Molina (Tonatiuh Elizarraraz), po vuan një dënim prej tetë vjetësh burg për sjellje të pahijshme.
Për të shmangur tmerret e burgut, Molina imagjinon filma me aktoren Ingrid Luna (Jennifer Lopez), e cila është gjithashtu një grua merimangë dhe e vret prenë e saj me një puthje.
Jeta e Molina përmbyset kur Valentin Arregui Paz (Diego Luna) sillet në qelinë e tij dhe të dy krijojnë një marrëdhënie të papritur.