fbpx

Jennifer Lopez pozon në rroba banjo

nga Revista Kosovarja

Ajo duket joshëse në çdo paraqitje.

Jennifer Lopez e dëshmoi këtë në një fotografi që postoi në Instagramin e saj këtë të mërkurë nga Republika Dominikane.

51-vjeçarja tregoi këmbët e saj në një robdeshambër të shkurtër me ngjyrë të bardhë derisa rrinte në shtratin e saj.

Flokët i kishte kapur ishte rregulluar edhe me makijazh, diva e muzikës pop theksoi tiparet e saj të formësuara.

Ndryshe, JLo është në Republikën Dominikane për të xhiruar filmin e ri një komedi romantike.

Edhe pse aktualisht është në Republikën Dominikane për punë, asaj i është bashkuar i fejuari Alex Rodriguez.

Në fund të muajit të kaluar ajo postoi një foto tërheqëse teksa ai e puthte në faqe ndërsa ajo e përqafonte atë dhe dukej tejet e lumtur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]