TORONTO- Këngëtarja Jennifer Lopez dhe Matt Damon janë fotografuar të kapur për dore gjatë një bisede në dukje private në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, mes divorcit të saj nga shoku i tij i ngushtë Ben Affleck.
Dyshja ndanë një moment sentimental në festën e filmit të tyre të ri, “Unstoppable”, i cili u shfaq premierë të premten.
Lopez luan në projektin, i cili u prodhua nga kompania e Damon dhe Affleck, Artists Equity. Një dëshmitar okular i tha People se Lopez dhe Damon biseduan për më shumë se 20 minuta gjatë mbrëmjes së mbajtur në EPOCH Bar & Kitchen Terrace të Ritz-Carlton.
Jennifer Lopez shfaqet e afërt me shokun e ngushtë të Ben Affleck
Sipas burimit, ata “filluan të flisnin dhe patën një bisedë të gjatë dhe të thellë”. Diskutimi thuhet se filloi pasi J.Lo u ul me yllin e “Jason Bourne” dhe gruan e tij, Luciana Damon, në një tavolinë në natyrë.
Affleck, 52 vjeç, nuk mori pjesë në premierën e TIFF. Ngjarja shënoi paraqitjen e parë të Lopez në tapetin e kuq që nga paraqitja e kërkesës për divorc nga Affleck më 20 gusht – përvjetori i dytë i dasmës së tyre në Georgia.