Nicholas Perry apo ndryshe Nikocado Avocado, një YouTuber popullor i njohur për përmbajtjet e tij të lidhura me ushqimin, së fundmi ka mahnitur audiencën me një transformim dramatik pas humbjes në peshë. Perry zbuloi se ai kishte humbur mbi 113 kilogramë gjatë dy viteve të fundit. Zbulimi erdhi në një video të titulluar “Dy hapa përpara”, ku Perry ndau detaje të rrugëtimit të tij.
Videoja virale e cila tashmë ka mbledhur mbi 20 milionë shikime, fillon me Perryn që thotë: “Unë jam gjithmonë dy hapa përpara”. Ai vazhdon duke thënë:
Ky ka qenë eksperimenti më i madh social i gjithë jetës sime. Është shqetësues, është imponues, është mbresëlënës të shikosh këta individë të sëmurë, të çorientuar që enden në internet në kërkim të historive, ideve dhe rivaliteteve që i bëjnë ata të ndihen të inkurajuar dhe angazhuar. Jam zgjuar nga një “ëndërr shumë e gjatë” gjatë së cilës humba 113 kilogramë.
Në një video tjetër të titulluar “Përshëndetje”, e postuar në një kanal tjetër në YouTube, Perry, së bashku me papagallin e tij, shfaqet shumë më miqësor teksa shpjegon shkurtimisht rrugëtimin e tij.