Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka njoftuar se këshilltari i tij politik, Nenad Rashiq, njëkohësisht drejtor I të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, ka dhënë dorëheqje.
“Më 2 prill kam emëruar këshilltar politik dhe drejtor, Nenad Rashiq, gjithmonë e kam çmuar dhe vazhdoj ta çmoj. Ende pa u bërë 2 javë prej emërimit të tij, ai iu ngritë një aktakuzë nga Prokuroria Speciale dhe në këtë mënyrë u cënua funksioni i tij. Besoj në pafajësinë e tij, bëhet fjalë për rpocese të cilët janë të vjetra sikurse regjimi i vjetër i cili nuk preferon të largohet me sundimin me Kosovën dhe ëbhet fjalë për aktakuzë që krerët e çështjes nuk janë me emrat e tyre në aktakuzën që ngrihet.Prandaj si zakonisht në këto aktakuzat e regjimit të vjetër të shtetitt të kapur të Kosovës më e vlfshemm është të shihet se cilët mungojnë se cilët emra mund t’i lexojmë aty. Z. Rashiq ma ka dorëzuar dorëhqejn e tij nga pozita e këshilltarit dhe drejtorit të Zyrës. Unë e kam pranuar dorëheqjen e tij”.