Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti emëron edhe një zëvendësministre

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot zonjën Alma Dushi Kabashi, zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Mbi artikull

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, duke shtuar detaje nga karriera e Dushi-Kabashit.

“Zonja Dushi Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20 vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare, sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]