Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jessica Biel tregon sekretin e lumturisë së saj me Justin Timberlake

nga Revista Kosovarja

Aktorja e njohur Jessica Biel, njëkohësisht bashkëshortja e këngëtarit Justin Timberlake u shpreh së fundmi duke treguar se si të jesh një nënë ‘ideale’.

Mbi artikull

40-vjeçarja tha në “The Drew Barrymore Show” se: Epo, një nga këshillat më të shpeshta të prindërve është: ‘nuk mund t’i bësh të dyja në të njëjtën kohë’. Nuk është e lehtë për ta balancuar të gjithë jetën. Ju përpiqeni të jeni pranë fëmijëve, partnerit dhe miqve tuaj dhe keni ende kohë për veten dhe punën. Nuk mendoj se e bëj mirë, domosdoshmërisht. Ndihem sikur jam duke u tërhequr vazhdimisht në një mijë drejtime dhe kur thua se gjithçka është perfekte, brenda ka një trazirë të çmendur”.

Jessica, e cila festoi një muaj më parë, 10 vite martesë me Justin Timberlake, foli për përpjekjet e tyre për të kaluar kohë cilësore së bashku pavarësisht orareve të ngjeshura dhe fëmijëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Justin gjithmonë thotë se nuk duhet të ndalojmë me’dating’, duhet të vazhdojmë të bëjmë takime romantike. Ai ka të drejtë, të gjithë duhet ta bëjnë për ta mbajtur lidhjen e gjatë dhe pasionante.

Rikujtojmë, se Justin Timberlake është bërë muzikanti më i fundit që ka shitur katalogun e tij muzikor. Fituesi i Grammy-t, nënshkroi një marrëveshje me ‘Hipgnosis Song Management’, një kompani e mbështetur nga firma e kapitalit privat Blackstone. Marrëveshja përfshin të drejtat e autorit të rreth 200 këngëve të Timberlake. Firma e kapitalit privat do të ketë këngët hit të muzikantit duke përfshirë “SexyBack”, “Can’t Stop the Feeling” dhe “Mirrors” nën kontrollin e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]