fbpx

Jessie J operohet në gji pas diagnozës me kancer, ndan pamje nga spitali

nga Revista Kosovarja

Jessie J ka bërë një përditësim shëndetësor me fansat e saj teksa zbuloi operacionin e kancerit të gjirit.

Këngëtarja 37-vjeçare, foli në rrjete sociale pasi gjatë muajit qershor zbuloi diagnozën e saj të kancerit, transmeton Klankosova.tv.

Duke ndarë fotografi në një shtrat spitali, ajo zbuloi se ishte operacuar dhe ndau pamje me djalin e saj dhe partnerin, Chanan Colman.

“Ky postim përmban uljet dhe ngritjet e sinqerta të 48 orëve të fundit. Unë do të tregoj gjithmonë pjesët e mira dhe të vështira të çdo udhëtimi që kaloj. Falënderoj kirurgun tim dhe të gjitha infermieret që u kujdesën për mua dhe të gjithë familjen time/miqtë e mi që erdhën për vizitë”, shkroi ajo.

Ajo shtoi se është kthyer në shtëpi duke shkruar: “Tani jam në shtëpi, për të pushuar dhe për të pritur rezultatet”.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]