fbpx

Jessie J tregon me krenari barkun e rrumbullakosur pasi njoftoi lajmin e shtatzënisë

nga Revista Kosovarja

Jessie J tregoi me krenari barkun e saj tw rrumbullakosur  teksa u pa për herë të parë që nga njoftimi i shtatzënisë.

Këngëtarja i befasoi fansat të premten duke zbuluar se ishte në pritje të një fëmije, 13 muaj pasi pësoi një abort të tmerrshëm, shkruan DailyMail.


Dhe Jessie dukej rrezatuese, ndërsa shfaqi barkun e saj të fryrë e veshur me një bluzë të bardhë dhe dollakë të zeza.

Interpretuesja e hitit “Wild” dukej e relaksuar, teksa doli nga vetura dhe u nis për në takimin e saj.

 

Nëna e ardhshme shkëlqente nga lumturia ndërsa po shkonte drejt veturës së saj, vetëm disa orë pasi njoftoi lajmin e gëzueshëm të shtatzënisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]