fbpx

Jetë miliardere, mirëpo Emina është gati të kthehet në Malësi

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka bërë një deklaratë të papritur për të gjithë ndjekësit e saj gjatë një videoje live në TikTok.

Emina thotë se është shumë gati të kthehet në shtëpinë e saj në Malësi: “E me nejt tanë verën në Malësi e mos me u kthy në kyt Amerikë.”

@prive.libertaspahiu

Bën jetë prej miliardereje por Emina Çunmulaj po mendon të kthehet në Malësi. Kush në gurbet i ndjen këto fjalë? fyp eminacunmulaj privebylibertaspahiu

♬ original sound – Prive by LS – Prive by LS

Ajo shprehet se të vetmit njerëz që mund ta kuptojnë janë emigrantët që janë jashtë shtetit, të cilët po e kalojnë të njëjtën situatë si ajo.

Modelja thotë se, edhe pse nëna e saj ka vdekur më shumë se 11 vite më parë dhe gjithë rrethin e ngushtë familjar e ka në Amerikë, ajo dëshiron të kthehet në tokën e babës së saj.

Kjo nuk është hera e parë që Emina bën deklarata të tilla, pasi e kemi parë shpeshherë që pushimet verore i kalon me të gjithë fëmijët e saj në Tuz të Malësisë.

Së fundmi, Emina ka hapur edhe një fondacion bamirësie, “Emina’s Hand”, ku fokusi është ndihma për të varfërit në trojet tona.

Nëse do të kthehet përgjithmonë në Malësi, kjo mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt: Emina do të mbetet një patriote e madhe e atdheut të saj

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]