Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jo kripa, as sheqeri! Ja helmi i frikshëm që konsumojmë përditë!

nga Revista Kosovarja

Një nga përbërësit më të dëmshëm që konsumojmë rregullisht, pa qenë të vetëdijshëm që e konsumojmë dhe për efektet e tij është sodium glutamate (E621), një shtues i zakonshëm që gjendet thuajse në të gjithë ushqimet e përpunuar. Për më tepër, vështirë se të gjenden restorante që nuk e përdorin këtë përmirësues të shijes.

Sodium glutamate E621 është në formën e pluhurit kristalor të bardhë dhe është shumë i ngjashëm me kripën apo sheqerin. Ai mund të gjendet edhe në formë të lëngshme. Ka shijen e supës së mishit dhe mund të shtohet në çdo ushqim për të përmirësuar shijen. Marrja e këtij përbërësi shkakton ndjenjë urie dhe çon në mbingrënie dhe obozitet.

Stimulon qelizat e trurit në të njëjtën mënyrë si drogërat, të cilat krijojnë një ndjenjë varësie. Përthithet lehtësisht në gjak dhe në trup duke shkaktuar ndryshime në gjene dhe në sensin e shijes.

Siç e përmendëm, ky shtues ushqimor përdoret në shumë ushqime popullore, duke përfshirë salsiçet, hot dogët, patatinat, supat e parapërgatitura, ushqimet e konservuar, birrat e kështu me rradhë. Doza e lejuar ditore për të rriturit është 1.5 gramë dhe për fëmijët më pak se gjysmë grami.

Moneytizer Paragrafi 4

Një fakt që ia vlen të përmendet është se mbi 200 tonë të këtij shtuesi ushqimor përdoren çdo vit në botë. Simptomat e zakonshme të overdozës së E621 përfshijnë marramendje, migrenën, shqetësimet vizuale, imbalancë hormonale, ndjesi të vjelli, dobësi, dhimbje kraharori etj. Është gjithashtu e njohur si sindroma e restorantit kinez.

Është zbuluar së pari në vitin 1907 në Japoni nga shkencëtari Ikeda Kikunae, i cili zbuloi se substanca përmirëson veçanërisht shijen dhe aromën e ushqimit të konservuar, të shpejtë dhe të ngrirë.

Ky shtues ushqimor i zakonshëm ka fituar shumë popullaritet gjatë viteve dhe sot ka shitje shumë të mira në vende si Amerika.

Edhe pse përmirëson shijen dhe aromën e produkteve ushqimore, sodium glutamate ka edhe një sërë efektesh anësore. Ai ndikon receptorët e gjuhës duke e bërë ushqimin më të shijshëm se sa është. Kjo është arsyeja pse njerëzit krijojnë varësi ndaj ushqimeve të përpunuara, si: patatinat, ëmbëlsirat, ushqimet gjysmë të gatshme etj.

Në një studim, minjve që iu dha sodium glutamate në ushqim humbën shikimin, trasnsmeton shije.al.

Është e rëndësishme të theksohet se E621 është jashtëzakonisht me përfitim për ushqimet e përpunuar sepse jo vetëm pakëson koston e prodhimit, por rrit edhe shitjet e produktit.

Kështu, herën tjetër kur të blini ushqim, kontrolloni përbërësit dhe mënjanoni ato produkte që përmbajnë E621.

Erëzat natyrale janë një alternativë shumë më e mirë dhe më e shëndetshme se ky shtues ushqimor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]