Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jo veç Çekia, edhe Estonia pro liberalizimit të vizave për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm nga Estonia, Urmas Reinsalu.

Mbi artikull

Shteti estonez ka konfirmuar se do të jetë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Zhvillova një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm nga Estonia, Urmas Reinsalu.

Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik.

Moneytizer Paragrafi 4

Z.Reinsalu ma konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i BE-së do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit evroatlantik të Kosovës”, shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.

Dy ditë më parë një konfirmim të tillë e ka dhënë edhe Çekia pas bisedës që Haradinaj-Stublla e kishte me kryediplomatin çek./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]