Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita Ora ka një mesazh për qytetarët e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherish ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID – 19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona. Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, ”, thotë Rita në video mesazhin.

Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19.

“Të mbajnë maskën; Të mbajnë distancën sociale; Të mbajnë hijgienën personale”

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, “që nesër të shndrisnin si yje botërore”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]