fbpx

Jo vetëm flokët, Arta Elezaj e paska trashëguar edhe bukurinë nga e ëma

nga Revista Kosovarja

Arta Elezaj, u bë e njohur për publikun shqiptar si aktore në serialin “O sa mirë”.

Jeta e shtrenjtë, pushimet dhe postimet provokuese kanë bërë që të jetë në qendër të vëmendjes tek publiku, shkruan “Kosovarja”.

Në InstaStory të fundit ajo ka prezantuar prindërit për herë të parë.

Si duket bukurinë e ka të trashëguar nga e ëma derisa babi i saj duket sikur të jetë “vëllai” i bukuroshes dhe jo prindi.

“Kush e ka mamin më të bukur në botë”, kishte shkruar Elezaj në video ku shihej e ëma.

Në rastin e ditëlindjes së të atit ajo ka ndarë këto imazhe derisa janë mbledhur në një tavoline elegante për të festuat.

“Djali i ditëlindjes, babai është jo vëllai”, ka shkruar në videon ku ka treguar të atin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]