fbpx

Jonida befason me linjat joshëse në veshje të ngushtë

nga Revista Kosovarja

Në qershor të këtij viti është bërë nënë për herë të parë, por Jonida Vokshi duket në top formë.

Aktorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare pak muaj më parë mirëpriti në jetë fëmijën e parë nga martesa me aktori kosovar, Besnik Krapi.

Ndërkohë, Jonida vazhdon të befasoi të gjithë me format e saj fizike të cilat i ekspozon sa herë që i vije rasti, përmes imazheve në rrjetet sociale.

Edhe në një imazh që ka hedhur së fundi shihet e veshur e tëra në të bardha, ndërsa theksoj belin e hollë, duke mahnitur kështu me rikthimin e shpejt të linjave menjëherë pas lindjes.

Ndryshe, rikujtojmë që Jonida dhe Besniku u martuan vitin e kaluar në një ceremoni përrallore pranë bregdetit shqiptar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]