fbpx

Jonida për personin më të dashur: “Si mundet një qenie të ta lumturojë jetën kaq shumë?”

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur i ka dedikuar një postim të ëmbël vajzës, Emit.

Në qershor të vitit 2020, moderatorja Jonida Vokshi solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushen të cilës ia vuri emrin Emi.

Ajo vazhdimisht i dedikon të bijës statuse të ëmbla dashurie, që ngrohin zemrat e të gjithë ndjekësve.

Në postimin e fundit në Instastory, Jonida ka ndarë një video shumë të ëmbël të Emit, të cilës nuk i ka zbuluar portretin kësaj radhe.

“Si mundet një qenie të ta lumturojë jetën kaq shumë, çdo sekond, qoftë edhe me një tingull që lëshon. Dashuri e papërshkrueshme! Emi ime”, shkruan Jonida.

Jonida pak kohë më parë ka bërë dy tatuazhe në trup dedikuar vajzës Emit, fotografi të cilave i ndau me ndjekësit në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]