fbpx

Jonida rrëfen momentin kur Besniku i kishte propozuar për martesë

nga Revista Kosovarja

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ishte së fundmi e ftuar në “Prive”. Ajo ka folur gjerë e gjatë për jetën private, duke zbuluar dhe të pathëna.

Jonida rrëfeu për herë të parë se si i ka propozuar Besniku për martesë. Aktorja tha se ai nuk kishte menduar skena romantike, me trëndafila por megjithatë ideja e propozimit ishte shumë e veçantë.

“Isha në Prishtinë dhe atëherë ndenja pak më gjatë, edhe më thotë Besniku unë kam një takim do dal pak dhe me thotë po deshë dil dhe të. Mirëpo shkojmë të dy në të njëjtën qendër tregtare, ky kishte porositur unazën dhe thjesht donte ta merrte dhe kishte frikë mos unë kaloja para tij. E merr dhe e mbante në xhep, por nuk kishte menduar asgjë nga këto skenat romantike me trëndafila apo gjëra të tilla.

Në drekë ne po diskutonim për një film që do bënte një miku ynë dhe Besniku më thotë: ‘Personazhet kryesore në film do jenë një burrë dhe një grua. E bëjmë ne një kinoprovë bashkë dhe ja nisim atij që ta ketë sa për provë, që të fitojmë rolin’. Dhe merr celularin e vendos tek salloni. Mua më thotë dëgjo ti do lexosh një letër, që ajo dukej qartë që ishte për mua, por unë nuk e kuptoja, sepse isha e përfshirë tek roli profesionalisht. Dhe unë kthehem me kurriz lexoj letrën që thoshte do të dua gjithë jetën e të tilla gjëra dhe pasi kthehem shoh Bensikun të ulur në gjunjë me unazën në dorë. Nuk e prisja fare, u emocionva dhe vetëm i thashë po”, tha ajo.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]