fbpx

Jonida Vokshi ndan një moment të sinqertë të përditshmërisë si nënë

nga Revista Kosovarja

 

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka ndarë një moment të sinqertë nga jeta e saj e përditshme si nënë. Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me një filxhan kafeje në dorë dhe një peshqir të mbështjellë në kokë, ndërsa në sfond duket rrëmuja tipike e një shtëpie me fëmijë.

“A ka kuptim shtëpia me fëmijë, pa rrëmujë dhe pa një mami që vjen vërdallë duke pirë kafe me peshqir në kokë?” – shkruan ajo me humor në postim.

Momenti ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit e saj, veçanërisht nga nënat që e kanë parë veten në këtë situatë. Jonida, e njohur për sinqeritetin dhe afërsinë me publikun, vijon të ndajë momente të jetës familjare, duke treguar realitetin e ëmbël, por edhe të lodhshëm të prindërimit, shkruan Kosovarja.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]