fbpx

Jori Delli në lidhje dashurie me reperin italian Fred De Palma?

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur shqiptare, Jori Delli u kthye ndër emrat më të komentuar në media rozë që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, vëmendja ndaj Jorit nuk ka munguar sidomos për jetën e saj private.

Herë pas here modelja është pyetur për statusin e saj, por ajo ka vazhduar të mohonte se është në një lidhje dashurie.

Mirëpo, tani zërat se ajo është në një lidhje dashurie me reperin italian Fred De Palma janë shtuar.

Ky i fundit ka postuar disa imazhe të reja nga performanca e tij e fundit, bashkë me atë të një vajze që shihet e kthyer me shpinë, ndërsa ai i dhuron një puthje.

Kjo ka mjaftuar dhe në komente është shkruar emri i modeles shqiptare, për shkak të ngjashmërisë së madhe nga fiziku.

https://www.instagram.com/p/Cv47HlOoyEV/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]