fbpx

Jori tregon lidhjen me reperin italian

nga Revista Kosovarja

Jori Delli ka konfirmuar se ka pasur një lidhje me reperin italian Fred De Palma.

Kur modelja u bë pjesë e BBV, fansat nisën të dyshonin për një lidhje të saj me reperin pasi të dy kishin postuar foto nga Maldivet në të njëjtën kohë.

E ftuar në Top Albania Radio Jori zbuloi se është ndarë nga artisti 3 javë para së të futej në BBV.

“U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme.”, tregoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]