fbpx

Jozi zbulon nëse mban kontakt me ish-banorët

nga Revista Kosovarja

Pak ditë më parë, Jozefin Marku, vendosi që të bënte një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij ë Instagram. Ish-banori i “Big Brother VIP 4” nuk ngurroi që t’u kthente përgjigje pyetjeve të fansave.

Këta të fundit ishin shumë kuriozë të dinin sa më shumë detaje për Jozin, e sigurisht që pyetjet kishin të bënin edhe me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Me kë nga banorët mban kontakte, këtë do ma kthesh se të kam bërë 4 pyetje dhe asnjë përgjigje”, i ka shkruar dikush.

Jozi i është përgjigjur:

“Me shumë prej tyre, po kohën e kemi njeri më të limituar se tjetri”.

Ndërsa një tjetër e pyet: “Cili është gabimi që pendohesh më së shumti që ke bërë në ‘Big’?”.

“Kohën as e kthej as s’dua me e kthy”, është përgjigjur shkurt këngëtari.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]