Afërdita Begaj është profesioniste e fushës së estetikës dhe bukurisë, e lindur në Prizren, e shkolluar në Colping. Jeton dhe vepron në qytetin e bukur të Prizrenit, ku edhe ka qendren e njohur estetike “Afërdita Begaj Beauty Center”.
Afërdita eshte rritur në një familje intelektualesh , me babain avokat dhe nënën farmaciste. Edhe në familjen ku është martuar, janë familje mjekësh, andaj eshte e lumtur ku ka lindur dhe ku e vijon jetën.
Në vitin 2017 pasi është bërë nënë, ka vijuar fakultetin e infermierisë në Rezonancë, ku njëkohësisht ka punuar si estetiste në Prishtinë.
Në vitin 2022 ka startuar punë në një qender estetike zvicëranë në Prizren, ku edhe bëri më të miren e saj. Pas një pune të gjatë e të sukseshme në këtë qendër, Afërdita Begaj hapi sallonin e saj. “Në estetikën time posedoj të gjitha aparaturat origjinalë nga brendi Alexandrite. Jam e çertifikuar nga shumë Akademi estetike dhe kam kënaqësinë të marrë ftesa nga Akademi të ndryshme evropiane. Edhe pse punën e bëjë me sy mbyllur, sërish marrë pjesë në trajnime të udhëhequra nga trajnerët më të njohur në fushën e estetikës”, thotë Afërdita.
“Falë Zotit, bashkëshortit dhe familjes time, sot jam e përmbushur në biznesin tim. Mëngjesin e filloi me buzëqeshje dhe mbrëmjen e mbylli me dashuri. Pra, jam e plotësuar dhe e kënaqur me jetën time”. Afërdita Begaj është nënë e katër fëmijëve, ndërkohë që punën e bënë me pasion të madh dhe deklaron se klientët janë si familje për të.