Mes grave të sukseshme të Diasporës, të cilat dijnë, duan dhe ja dalin, padyshim që hynë edhe Drita Imeti, një grua e zonja që ka hapëruar sukseshëm në jetë e punë.
E lindur dhe e rritur ne fshatin Zajaz të Kërçovës, integrimi i saj në Zvicër nuk ka qenë i lehtë, madje ka sakrifikuar mjaftë për një të ardhme më të mirë.
Drita e ka pasion gatimin dhe tashmë dëshirën dhe aftësinë e saj për të përgatitur torta të mrekullueshme e ka shndërruar në biznes. Ajo, është gjithashtu bashkëshorte dhe nënë e lumtur e dy djemve.
“Fillimet e mia në këtë mini biznis kanë nisur që në fëmijëri. Fillova duke përgaditur torta për festat e ditëlindjeve për të afermit dhe kështu dita dites nisa ta doja edhe më shumë këtë punë. Torten e parë me fondant e kam përgatitur në vitin 2018, gjë të cilen sigurisht se e mbaj në mend shumë mirë. Pastaj për ta filluar si biznis ishte bashkëshorti ai i cili më dha një shtysë të madhe, më mënyrë që kjo gjë të mos mbesë vetëm një ëndërr, por të bëhet realitet. Me 15 maj të vitit 2020 filloja të pranoja porositë e para”.
Pra, për Driten, e njohur si “Ditascake”, kështu nisi gjithçka, për të vazhduar tutje kënashëm dhe sukseshëm për të dhe klientët e saj që tashmë janë të shumtë në numër.
“Tortat dhe gatimet e tjera tek “Ditascake” janë gjithmonë te veçanta, pasi çdo porosi që e marr, e bëjë me shumë perkushtim dhe vëmendje, sepse qellimi im kryesor është klienti i kënaqur”.
Tek “Ditascake” përgatiten shumë lloje të ëmbelsirave, si bakllava, torte, muffins, donuts, eklera, trileqe, rollada të llojeve të ndryshme, sheqerpare, cakepops,torta me numra, etj.
“Gjithmonë do të kisha dëshirë që “Ditascake” të zgjerohet, pasi kam një numër të madh klientesh nga e gjithë Zvicra që besojnë në punën time, nga religjione dhe kombsi të ndryshme. (Liebe Kunden ich ëollte Ihnen nochmals danke sagen, ohne euch könnte ich nicht hier sein ëo ich jetzt bin”.
Në anën tjetër, përtej ëmbelsirave Drita punon edhe në “Coop”, punë qe e bënë me qejf dhe pozitivitet.
“Për fund doja te thoja, besoni në Zot, besoni vetës dhe do tia dilni, njejtë siç ia dola unë, pasi në mua nuk besuan shumica e njerzve, por me ndihmën e Zotit, perkushtimin ndaj punës time dhe besimin e klientëve të mi, une ja dola dhe ja ku jam. Për këtë dua të falenderoj njerëzit që më ndihmuan dhe mbeshteten në fillim. Dua sado pak t’ua kthej te mirën me një lojë shperblyese në faqen e Instagramit, qe mundeni me marr pjesë të gjithë. Shumë fat për të gjithë”.
Siç kuptojmë, porositë bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale, si Instagram Facebook, WhatsApp dhe numrit kontaktues.