fbpx

“Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri”, ‘shpërthen’ keq miku i ngushtë i Kiara Titos

nga Revista Kosovarja

Kiara Tito, është një nga personazhet më të komentuara dhe të përfolura në rrjet.

Romanca e saj me Luizin e ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Mirëpo here pas here në rrjet është diskutuar edhe lidhja e saj e dikurshme me këngëtarin e njohur, Butrint Imeri.

Së fundmi ka qënë Niko Komani ai i cili ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit ku është përfshirë mikesha e tij, dhe ka shpërthyer i revoltuar për përmendjen e lidhjes së saj.

“E konsideroj veten me fat që kam shoqe të ngushtë Kiarën dhe çdo ditë kemi mësuar nga njëri-tjetri për të arritur këtu ku jemi sot. Unë besoj te çdo ndjenjë e jotja dhe do jem gjithmonë pro ndjenjës tënde dhe kjo përkthehet pro Luizit. Ju vjen mirë apo keq ai tipi po e trajton atë shoqen time si mbretëreshë aty.

Dhe boll me atë muhabetin me këngëtarin tjetër se na lodhët. Siç thotë dhe një shoqja ime: Muhabet i mbyllur pa nisur. Fiks ama! Na keni lodhur me një muhabet të lodhur! Sa turp që një femër që ka dikë në krahë dhe është e lumtur dhe ju tregoni kë ka pasur dikur? Seriozisht?! Sa të kalbur jeni ore? Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri”, është shprehur Niko.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]