fbpx

Ju zverdhen këllëfët e jastëkëve? Ky truk i thjeshtë do t’ i bëjë të duken gjithmonë si të reja

nga Revista Kosovarja

Me kalimin e kohës dhe përdorimit, jastëkët e gjumit fillojnë të zverdhen. Kjo pasi ato priren të ndoten më shpesh dhe i kushtohet më pak kujdes.

Nëse dëshironi t’i bëni ato të duken sërish të bardha dhe si të reja, provoni këtë truk. Me të vërtetë funksionon!

Përbërësit: 1 filxhan detergjent rrobash, 1 filxhan detergjent enësh, 1 filxhan zbardhues rrobash, ½ filxhan boraks dhe ujë të nxehtë (mjaftueshëm).

Më pas kontrolloni fillimisht etiketën që jastëku mund të lahet në lavatriçe, sepse në të kundërt mund ta dëmtoni. Vëreni lavatriçen në një proces me ujë të nxehtë dhe planifikoni dy shpëlarje në mënyrë që të mos mbetet përbërje në jastëk.

Mbi të gjitha është një përbërje e fortë ndaj këshillohet të mos e përdorni pa dorashka për të mbrojtur shëndetin e lëkurës tuaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]