fbpx

Juli ‘nxjerr zbuluar’ Mevlanin: Ja si ka hedhur në plehra dedikimin që i bëri Ledjana, SHOLLYWOOD!

nga Revista Kosovarja

Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas.

Ish-çifti nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.

Mirëpo në një nga episodet të emisionit, Ledjana i bëri Mevlanit një dedikim shumë të fortë dashurie. Ish konkurrentja kishte inxhizuar zërin e saj teksa thonte fjalën të dua, dhe grafikën e zërit e kishte pasqyruar një tablo ku shkruhej dhe “të dua” .

Ky veprim i saj pati një reagim shumë të madh nga ish konkurrentët në studio po ashtu edhe nga ndjekësit të cilët u lumturuan pafund që dyshja më në fund vendosën të ishin për njëri-tjetrin.

Po ku është sot ky dedikim. Juli i Përputhen ka publikuar një foto ku shihet që dhurata e Ledjanës për Mevlanin është hedhur në një kosh plehrash. Menjëherë kanë shpërtheyr komentet në rrjet ku kujtojën të gjithë fragmentin dhe shumë ndjekës mendojnë se dyshja i kanë gënjyer për dashurinë e tyre.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]