fbpx

Juliana Nura flet për pjesëmarrjen e saj në spektaklin “Dancing With The Stars”

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e sezonit të parë të “Big Brother Vip Kosova”, Juliana Nura së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Juli foli për eksperiencën e saj në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars” ku ishte e ftuar së bashku me parterin e saj skenik, Dion.

Por kush është Dioni, balerini profesionist që do ta shoqërojë Julianën në këtë rrugëtim emocionues?!

“Kam marrë pjesë 5 herë, kam qenë gjithmonë finalist dhe kam fituar dy herë në DWTS. Është një produksion i jashtëzakonshëm. Është ndryshe nga ajo që bej ne TOB. Është një eksperiencë e bukur, mësohesh me skenën. Është e veshtirë, punë kolosale. Nuk jam i ashpër, por periudha është e shkurtër. Ne duhet të japim maksimumin. Nuk dua të shpëtoj asgjë sepse jam pak detajist. Në DWTS që kam marrë pjesë partneret e mia janë parë në lupë, prandaj dua ti kuroj në majë të gishtave.

Kur bëhesh pjesë e një gare startimi, dua ta bëj fort që në koreografinë e parë. Dua të mbajmë të njejtin intensitet që të shkojmë në finale. Për mua e rëndësishme është finalja, do shkojmë për të fituar. Pikësynimi im dhe i Julianës është të kemi drejtimin dhe fokusin tone, jo për mos ti llogaritur por të fokusohesh te vetja, gjithmonë do ketë konkurrentë të fortë”, tha balerini i njohur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]