fbpx

Justin Bieber flet hapur pas shumë kohësh për gjendjen e tij emocionale

nga Revista Kosovarja

Justin Bieber ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional për mirëqenien e tij në disa postime në Instagram, duke pranuar se po kalon kohë të vështira dhe se po kërkon ndihmë nga Zoti për t’u përballur me to.

Në mesazhet e publikuara, këngëtari 31-vjeçar e përshkroi veten si “një djalë i zakonshëm me mangësi” dhe tha se shpesh bën apo thotë gjëra që lëndojnë të tjerët pa dashje. Ai foli për pasiguritë e tij, ndjenjën e fajit dhe frikën se mos “ekspozohet” për egoizmin e tij.

“Zgjohem çdo mëngjes dhe ndonjëherë ndihem optimist, ndonjëherë jo. Nuk mund ta kontrolloj si ndihem” shkroi ai, duke shtuar se shpesh i është lutur Zotit për ta ndihmuar të ndryshojë perspektivën, shkruan DailyMail.

Ai theksoi se sa më i ndershëm të jetë me veten, aq më shumë ndien liri: “Vetëm Zoti mund të heqë egoizmin nga zemra. U përpoqa vetë… nuk funksionoi”.

Postimet vijnë mes spekulimeve për gjendjen emocionale të Bieber dhe raportet për martesën e tij me Hailey Bieber.

Edhe pse nuk mori pjesë në Met Gala këtë muaj, ai ndau fotografi mbështetëse për bashkëshorten në rrjetet sociale, duke e quajtur beben e tij.

Çifti u bë prind për herë të parë vitin e kaluar, duke mirëpritur djalin e tyre, Jack Blues Bieber.

Rrëfimet e sinqerta të këngëtarit kanë prekur miliona fansa dhe hedhin dritë mbi përpjekjet e tij për vetëreflektim, përmirësim dhe ndihmë shpirtërore.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]