fbpx

Justin Bieber flet për problemet me zemërimin

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Justi Bieber ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram duke treguar për “problemet me zemërimin”.

31-vjeçari, ka thënë se “është i thyer” një ditë pasi ka shpërndarë një tjetër postim të çuditshëm në ditën e baballarëve, ka raportuar NBC News.

Më 16 korrik, ylli ka shkruar se e di që ka probleme me zemërimin dhe se është munduar të punojë në këtë drejtim. Ai ka thënë se gjatë tërë jetës është munduar të jetë më shumë sikur njerëzit që i thonin se duhet “ta rregullojë këtë çështje”.

“Njerëzit vazhdimisht më thonë se duhet të shërohem. A nuk mendoni se po të mundja nuk do ta rregulloja këtë? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin”, ka shkruar Bieber.

Por ai ka thënë se ndërkohë që mundohet të jetë si njerëzit që i thonë të përmirësohet, kjo po e bën që të lodhet e të zemërohet edhe më shumë.

“Jezusi është i vetmi person që po më shtyen të dua ta bëj jetën time për tjerët. Sepse sinqerisht jam i rraskapitur duke mësuar për veten time së fundmi, a jeni edhe ju?”, ka shkruar tutje në postim.

Në këtë postim ai ka përshirë edhe fotografi, në njërën nga të cilat shihet djali i tij Jack dhe gruaja e tij Hailey Bieber. Në disa nga këto fotografi dyshja shihen duke luajtur piano bashkë dhe në një tjetër shihet dora e djalit të tyre me një byzylyk.

Një ditë para kësaj, ai bëri një postim për ditën e baballarëve ku ka shkruar se nuk është një nga ata baballarë me të cilin duhet ngatërruar.

“Nuk jam një baba me të cilin duhet të ngatërroheni”, ka shkruar ai në postimin e shoqëruar me një emoji me gishtin e mesëm.

Justin dhe Hailey Bieber lajmin për lindjen e djalit e patën bërë të ditur në muajin gusht të vitit të kaluar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]