Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, është përfshirë në një debat të ashpër me paparacët gjatë një daljeje në Malibu – një moment që u regjistrua në video dhe u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Në video, Bieber dëgjohet duke i kërkuar me nervozizëm paparacëve që të largohen prej tij dhe të mos e pyesin më për gjendjen e tij. “Çfarë ke?”, e pyetën ata, por këngëtari reagoi duke vendosur kufij të qartë:
“M’u largoni nga fytyra, largohuni nga makina. Nuk kam frikë të vendos barriera. Jeni në një pronë private”, u tha ai.
Ai shtoi më tej se është një njeri me përgjegjësi familjare:
“Jam baba i një djali. Kam një familje të vërtetë. Do të vendosim sot barriera”.
Ndërkohë paparacët tentuan të justifikohen duke thënë se ndodheshin në një zonë publike dhe se kishin të drejtë të bëjnë pyetje. Njëri prej tyre madje i uroi atij për Ditën e Babait, por Bieber nuk pranoi as këtë gjest.
Videoja ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e artistit, ku shumë prej tyre janë shprehur të shqetësuar për mirëqenien dhe shëndetin e tij mendor, duke i ofruar mbështetje dhe duke kritikuar ndërhyrjen e tepërt të paparacëve.
@tmz JustinBieber’s done it before — and he’s doing it again … but this time, he took his to make it break it down to the paparazzi that he wants to be left the heck alone. Full story in bio! 📽️: BACKGRID