fbpx

Justin Bieber thyen heshtjen, flet për gruan Haileyn pasi nuk e ndiqte në Instagram

nga Revista Kosovarja

Justin Bieber ka shpjeguar pse ai e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram gruan e tij, Hailey Bieber.

Ndërsa kjo shkaktoi dyshime për raportin mes tyre, artisti i famshëm doli me një sqarim në rrjete sociale.

“Dikush ka hyrë në Instagramin tim dhe e ka hequr nga ndjekësit gruan time”, tha ai.

Është vërtet e dyshimtë se kush do të hynte në llogarinë e Bieber-it në Instagram me qëllimin për të hequr gruan e tij, por tani u kuptua se çfarë ka ndodhur.

Vitin e kaluar çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë që ata e quajtën Jack Blues Bieber sipas emrit të dytë të babait të Justin.

Fatmirësisht siç thuhet Bieber Jr ka një nga emrat më normalë në botën e të famshmëve.
Justin së fundmi u komentua për një rikthim në muzikë, pas një pauze prej disa vitesh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]