Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë në ditën ndërkombëtare të tyre kanë ngritur zërin që të kërkojnë të drejtat e tyre.
Përmes një letre të hapur kjo kategori kanë treguar kushtet e vështira që po përballen.
Atasot kërkuan që të ju plotësohen kushtet e punës.
Njoftimi:
Të dashur kolegë/kolege infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor
Sot kur po shënojmë ditën tuaj, ne mund të mburremi me punën që po bëjmë, por aspak me kushtet e vështira me të cilat po përballemi.
Ne kemi bërë shumë punë por, sot me këtë letër të hapur po i drejtohemi:
LETËR E HAPUR
Të gjitha institucioneve vendimarrëse si: Qeverisë, Ministrisë së shëndetësisë, Shskuk dhe drejtorive të shëndetësive të gjitha komunave të Kosovës.
Të nderuar
Ka 20 vite që infermierët e Kosovës janë lënë anash, me paga të vogla dhe kushte mjaft të rënda. Viti 2020 është shpalluar nga obsh si vit i infermierëve. Ka ardhë koha që tani të veprohet që infermierëve të ju plotësohen kushtet:
-Koeficienti i pagës 3.2
-Të ngritet pagesa e ndrrimeve të natës për 100%
-Të paguhen orët shtesë
-Të paguhet rrezikshmëria
– Të paguhet puna gjatë vikendeve për 50%
– Të miratohet ligji i cili ua njeh infermierëve punën gjatë viteve 1990 deri 1999
– Punësimi i infermierëve të rinjë
– Të krijohen kushte më të favorshme për punë.
#SHPERNDAJENI këtë postim , në menyrë që ta shohin të gjithë