fbpx

Ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare stomatologia kosovare, Ardita Dalipi

nga Revista Kosovarja

Stomatologia kosovare, Ardita Dalipi ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare.

Ajo kishte diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1998. Pastaj ishte shpërngulur në ShBA, ku në Universitetin e Illinosit në Çikago kishte marr titullin ‘DDS’(Doctor of Dental Surgery).

Oda e Stomatologëve të Kosovës përmes një postimi ka vlerësuar lart kontributin e saj.

Postimi i plotë i Odës së Stomatologëve:

 

Njoftim

Ndahet nga jeta në moshën 47 vjecare, Ardita Dalipi mjeke stomatologe e cila u diplomua ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1998. Më pas u shpërngul në SHBA , ku në Universitetin e Illinois në Çikago morri titullin DDS (Doctor of Dental Surgery). Punoi në klinika të ndryshme në Çikago dhe më pas hapi dhe udhëheqi me sukses të jashtëzakonshëm Poliklinikën e saj private “Pristine Family Dentistry”. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për komunitetin tonë.
Oda e Stomatologëve të Kosovës vlerëson lartë kontributin e saj profesional dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj.

https://www.facebook.com/odastomatologjike/posts/2829781220606485

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]