fbpx

‘Ka qarë pa pushim’, Rihanna po kalon një makth në fund të shtatzënisë

nga Revista Kosovarja

Rihanna është detyruar të anulojë festën “baby shower” në Los Angeles pasi policët arrestuan të dashurin e saj, reperin ASAP Rocky. “The Sun” raporton se këngëtarja ka shpërthyer në lot teksa ka qenë dëshmitare e arrestimit të tij.

Çifti po kthehej nga pushimet në vendlindjen e Rihannës, në Barbados. Megjithëse ASAP u lirua me kusht duke paguar 550.00 dollarë, festimet për bebin e parë të dyshes janë anuluar. Një burim ka treguar për “The Sun” se këngëtarja është në gjendje të rënduar emocionale që nga momenti i incidentit.

“Rihanna ishte aty kur Rocky u arrestua dhe ka qarë pa pushim. Ajo është shtatzënë dhe këto janë akuza shumë të rënda. Është një makth për të. Ato duhet të anulonin “baby shower-in” sepse Rihanna ishte shumë, shumë e mërzitur dhe e stresuar nga arrestimi i Rocky-t”, është shprehur burimi.

Rocky ka qenë nën hetim pasi dyshohet se është përfshirë në një sulm me armë zjarri në Nëntor të vitit 2021.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]