fbpx

Ka qenë i martuar, zbulohet sekreti i një konkurrenti në Love Island Albania

nga Revista Kosovarja

Në episodin ditor të Love Island Albania është transmetuar një lojë.

Djemtë që janë bërë pjesë e Love Island Albania, para se të futeshin në vilën e dashurisë kanë treguar disa sekrete.

Vajzat kanë lexuar sekretin dhe në bazë të numrit të zarfit kanë zbuluar se kujt nga djemtë i përket sekreti.

Aisha ishte vajza e parë që hapi zarfin dhe në të shkruhej: ”Jam martuar për arsye dokumentesh me një vajzë të huaj, por tani jam i divorcuar”.

Ky sekret i përkiste Xhulios, por Aisha puthi Denisin.Në “Dhomën e Ditarit” Xhulio është shprehur: ”Jeta që çdo shqiptar e ka bërë dhe do e bëjë, vajzat u çuditën pak.“

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]