fbpx

Kabuni me rrush të thatë

nga Revista Kosovarja

Perberesit:
250 gr oriz
500 ml uje
250 gr rrush i thate
150 gr sheqer
70gr gjalp per skuqjen e orizit
Kanell dhe karafil

Pergatitja: Ne fillim pastroni dhe lani orizin. Me pas merrni nje tenxhere dhe shkrini gjalpin. Shtoni orizin. Kavardiseni lehte dhe me pas shtoni ujin dhe ziejeni ne zjarr te avashte. Pasi orizi ka zier, largojeni nga zjarri dhe lereni te ftohet per 10 minuta. Merrni nje ene tjeter, shtoni nje shtrese oriz dhe mbi siperfaqen shtroni sheqer, rrush te thate, kanelle dhe karafil. Me pas filloni me shtresen tjeter te njejten procedure si me pare derisa te arrijni ne shtresen e fundit. Ne shtresen e fundit hidhini sheqer, rrush, kanelle, karafil dhe mbulojeni me nje ene tjeter. Pas 30 minutash kabunia eshte gati. Servireni ne tasa. Sperkateni dhe me pak kanelle. Ju befte mire!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]